Berisha: Për shkak të vendosjes së stikersave rreth 30 mije vetura u siguruan më shumë

27 shtator 2022 | 19:42

Vendosja e stikresave në xhama të automjeteve, projekt ky i financuar 100 % nga kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë ka ndikuar direkt në uljen e numrit të automjeteve të pa regjistruara në vendin tonë.

Valon Berisha, drejtor i financave në Byronë Kosovare të Sigurimit tregon se referuar të dhënave zyrtare në fund të muajit gusht të këtij viti numri i policave të shitura është rreth 30 mijë më i lartë në raport me muajin gusht të vitit 2021.

“Pa dyshim se vendosja stikersave në xhama të automjeteve është një projekt shumë i rëndësishëm që po jep rezultatet në praktikë. Efekti më i madh do të jetë në fillim në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm, kohë kjo kur fillon të ngjiten stikersa me ngjyrë tjetër, element kjo që vetëm nga pamja fizike  dallon automjetin pa regjistruar me atë të regjistruar” ka thënë drejtori Berisha.

Ai më tutje ka treguar se sektori i sigurimeve gjithnjë e më shumë po e merr veten duke avancuar dukshëm në raport me shtetet e rajonit, por edhe më larg.

“Falë menaxhimit të mirë të drejtorit Mazreku, sot Byroja është Institucion model, sistemi INSUREX sot është model dhe me i avancuari në raport me të gjitha shtetet e rajonit, por edhe më larg” ka thënë më tutje Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Junikut në mbledhjen e saj të rregullt…