Nuk miratohet buxheti i komunës së Junikut, AAK-ja voton kundër

27 shtator 18:41

Kuvendi Komunal i Junikut në mbledhjen e saj të rregullt nuk ka mundur ta kaloj buxhetin per vitin 2023.

Kështu ka bërë të ditur asambleisti dhe kryetari i AAK-së, Leonard Llolluni.

Llulluni ka bërë të ditur se asambleistët e AAK-së kanë votuar kundër këtij buxheti të paraqitur nga kryetari i Komunës.

Llolluni përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ua ka bërë të qartë qytetarëve junikas arsyet e votimit kundër.

Njoftimi i plotë i Llollunit:

Të dashur qytetarë Junikas,

Kuvendi i Komunës është organi më i lartë në Komunë  dhe zgjedhet drejtëpërdrejtë nga qytetarët në pajtim me ligjin mbi zgjedhjet lokale.

Në mbledhjen e rregullt të kuvendit të Komunës së Junikut të datës së sotit, si pikë kryesore ishte miratimi i buxhetit komunal për vitin 2023, dhe ne si grup i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës dega në Junik votuam kundër miratimit të buxhetit Komunal për vitin 2023 dhe ky plan buxhet si i tillë nuk i mori votat e mjaftueshme për t’u miratuar.

Ju njoftoi që ne nuk votuam kunder vetem sepse jemi parti tjeter, ne si grup ishim shumë racional dhe kishim dy kerkesa që janë edhe premtim i ekzekutivit që qeverisin në Komunën e Junikut, këto dy kerkesa janë:

1. Ndertimi i sheshit në Qendër të Junikut, projekt ky qe nuk është futur në plan buxhetin për vitin 2023 nga ekzekutivi edhe pse ishte premtim kryesor i LDK-së,

2. Heqja nga buxheti për vitin 2023, i blerjes së vetures në kosto 20,000.00 Euro, pra ky ekzekutiv planifikon hapje te rrugeve me 5 mije euro për vitin 2023, kurse planifikon të blejë veturë luksi 20,000.00 Euro, që për Komunën e Junikut me buxhet të limituar është tejet barrë e madhe kjo shumë financiare.

Me respekt

Leonard Llolluni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greva në arsim ka hyrë në javën e pestë, dhe…