Berisha: Plani B, përmbysje e qeverisë me revoltë popullore

23 tetor 2018 | 09:08

I ftuar në studion e “Open”, ish-kryeministri Sali Berisha vuri në dukje se plani B i opozitës ndaj mazhorancës së kryesuar nga Edi Rama do të jetë revolta popullore.

“Plani B është përmbysje e qeverisë me revoltë popullore, e më pas do zhvillojmë zgjedhje të lira, e të ndershme. Kambanat bien nga e gjithë bota dhe bien për shqiptarët, jo për opozitën dhe unë kam besim te reagimi i popullit”, ka thënë ish-kryeministri Berisha.

I ngacmuar nga paneli, se si do të ketë revoltë popullore kur prej disa muajsh PD nuk ka organizuar asnjë protestë, Berisha u përgjigj: “Ndoshta s’mund të ketë revoltë, ndoshta është pas dy muajsh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një urë 20 miliardë dollarëshe që lidh Hong Kongun, Makaon…