Berisha: Pres paraqitje të mirë ndaj Italisë

16 nëntor 2022 | 12:23

Shqipëria e pret Italinë në miqësoren e “luksit” në Tiranë.

Kapiteni Etrit Berisha ka thënë se atmosfera është e mirë dhe se kuqezinjtë mund të marrin maksimumin nga kjo ndeshje.

“Mendoj se jemi ekip me cilësi për të marrë maksimumin nga kjo sfidë. I njoh kundërshtarët, por shpresoj të mos bëjmë të njëjtat gabime si në ndeshjet e fundit pasi Italia ka lojtarë me nivel. Ndaj skuadrave të mëdha luajmë mirë dhe kam besim se do të bëjmë paraqitje pozitive edhe këtë herë”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është deklaruar sërish në lidhje…