
Berisha: Shpeshherë i kam thënë se nuk je Hashimi i luftës, por intervista tregoi se ai është Hashimi i idealeve
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, është emocionuar nga intervista e Hashim Thaçit, e cila është realizuar prej paraburgimit në Hagë nga “Klan Kosova”.
Derisa ka komentuar intervistën e ish-presidentit të Kosovës nga Haga, Berisha ka treguar se shpeshherë pas luftës i ka thënë Thaçit se nuk është ai që ka qenë gjatë luftës.
Megjithatë, intervista e mbrëmshme e ka bërë që t’i bie pishman.
Berisha ka shkruar se kjo intervistë ka treguar se ai ende është Hashimi i idealeve të luftës për liri dhe pavarësi.
“Shpeshherë i pata thënë pas luftës, se nuk je ai Hashimi i para dhe gjatë luftës… Mirëpo intervista e fundit nga qelia e Hagës ku po mbahet i kidnapuar me shokë, tregoj se Hashimi ka ec bashkë me kohën, por ka mbetën Hashimi i idealeve të luftës për liri dhe pavarësi. Nga shumë mesazhe që dha në intervistë, më i fuqishëm ishe: ‘Në Prishtinë po kthehesha pas katër vite e gjysmë. Duke zbritur nga drejtimi i Vetrenikut, afrohem afër hapësirës ku valëvitet flamuri kombëtar, nga shirat dhe ndotjet dukej i qullosur, i fjetur, mezi rrinte i varur në shtyllë metalike. Shqiponja e ndarë në pjesë që vështirë ishte të ringjiteshin’. E di se të mashtruarit dhe të manipuluarit nga propaganda e Serbisë dhe e regjimit të A.Kurtit”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.