Berisha: S’ka bazë që Gjykata Kushtetuese ta çojë vendin në zgjedhje

02 dhjetor 2020 | 13:38

Avokati Besnik Berisha ka insistuar se vendimi për votimin e Qeverisë së Kosovës është i pakontestueshëm dhe vota e deputetit të dënuar me burg, Etem Arifit është e ligjshme.

I pyetur nga gjykatësja e Kushtetueses, Gresa Caka se a mund të vendoste Gjykata Kushtetuese për shkuarjen në zgjedhje në rast se e shpallin të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, Berisha ka thënë se “kërkesa e kësaj natyre që të shkohet në zgjedhje nuk ka asnjë bazë kushtetuese”.

Në seancën e sotme dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje, Berisha, si përfaqësues juridik i qeverisë ka thënë se Kushtetuesja s’ka asnjë arsye që ta shpallë të pavlefshëm votimin e Qeverisë.

“Ne konsiderojmë se nuk ka asnjë arsye kushtetuese dhe as ligjore që votimi i Qeverisë Hoti të shpallet në papërshtatshmëri kushtetuese me nenin 91”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, në rast se mandati i deputetit Etem Arifi nuk duhej llogaritej, i bie se përbërja në Kuvendin e Kosovës ka qenë 119 deputetë dhe shumicën e kanë bërë 60 prej tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet dhe Transfere me 6 vota për dhe…