Berisha: Sveçla po kërkon “kriminelin” brenda radhëve të policisë, në vend që ta dorëzojë mikun e tij Mefail Shkodra

11 gusht 2025 | 17:58

Ish-deputeti Hisen Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në atë që e ka përshkruar si “veprimtari kriminale të Mefail Shkodrës”.

Hisen Berisha ka theksuar se Sveçla po kërkon “kriminelin” brenda radhëve të Policisë së Kosovës, në vend që ta dorëzojë mikun e tij Mefail Shkodra & Co., autorët e vërtetë të krimit.

“Sveçla i pushtuar nga impulsi psikologjik dhe nevoja për afirmim të pushtetit dhe kontrollit të hetimit. Xhelal Sveçla po kërkon “kriminelin” brenda radhëve të Policisë së Kosovës, në vend që të dorëzojë mikun e tij Mefail Shkodra & Co., autorët e vërtetë të krimit.
Kjo përpjekje për të devijuar hetimet dhe për të zhvendosur pistat ngre dyshime serioze se vetë Sveçla po bashkëpunon me kriminelët. Për këtë arsye, ai duhet të jetë një nga pistat kryesore të hetimit dhe zbardhjes së plotë të rastit”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai ka shtuar se Inspektorati Policor i Kosovës ka për detyrë të mbikëqyrë dhe të hetojë të gjitha shkeljet e mundshme të kryera nga pjesëtarë të policisë.

“Ndaj, me këtë thirrje drejtuar IPK-së, Sveçla po vepron si ai që e gërryen nga brenda kurioziteti për të parë reagimin e policisë ose të publikut, i shtyrë nga adrenalina që i jep ndjenjën e mbajtjes nën kontroll të situatës. Me atë ndjenjë të njohur kriminalistike të kriminelit që rikthehet në vendin e krimit – jo për të kërkuar drejtësi, por për të kontrolluar rrëfimin dhe për të “provuar” se mund t’i shpëtojë ndëshkimit”, ka shkruar ish deputeti Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marash Kumbulla mund të kthehet në Spanjë. Sipas “Sky Sport”,…