Berisha takon drejtorin e NALT-it, flasin për FSK-në

02 shtator 2019 | 14:02

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha është takuar me drejtorin e ri të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), gjeneral Michael Oberneyer.

Berisha e ka falënderuar gjeneralin Oberneyer për përkrahjen e vazhdueshme të NALT-it në ndërtimin e FSK-së si forcë profesionale, multietnike dhe të besueshme.

Berisha ka theksuar gatishmërinë e Ministrisë dhe FSK-së që bashkëpunimi me NALT-in të thellohet edhe më tutje, dhe atë në të gjitha projektet e parashikuara me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së.

Ndërsa, gjenerali Oberneyer ka shprehur konsideratë për punën e Ministrisë dhe FSK-së edhe gjatë periudhës së Qeverisë në dorëheqje, duke përmendur përfundimin me sukses të disa projekteve të planifikuara dhe miratuara më parë.

Në këtë takun është diskutuar edhe për rolin më aktiv të NALT-it në këtë fazë, me theks të veçantë në koordinimin sa më të mirë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së gjatë procesit të operacionalizimit të plotë të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së sipas strukturës së re.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot fabrikën e…