Berisha tregon se çfarë bisedoi me Metën

20 nëntor 2019 | 13:25

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, pas takimit me presidentin Ilir Meta, ka treguar se për çfarë kanë biseduar me shefin e shtetit shqiptar.

Berisha në një prononcim për medie, i ka dalë në mbrojtje Metës, duke thënë se ai është totalisht në mbrojtje të Kushtetutës për Gjykatën Kushtetuese.

“Gjatë këtyre katër viteve reforma në drejtësi është lakuar më shumë se integrimi. Është në detyrimin tuaj t’u thoni të vërtetën shqiptarëve për reformën drejtësi që po kapet nga narkoshteti shqiptar. KLP-ja e sotme kryesohet nga një individ , kunati i ndrikullës së radarëve, i cili gjykatës në 25-30 vjet ka shkelur në mbledhjet partiake, ai është mafiozi Ardian Dvorani. Ky gjykatës militant ka bllokuar reformën dy vite me radhë, kjo është baras më 0 shtet ligjor”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se reforma në drejtësi është duke u mbajtur peng në krye me Dvoranin.

“A ka fyerje më të madhe për popullin, çfarë reforme është kjo ku Kushtetuta përcakton se çdo kandidatë çdo vend në Gjykatën Kushtetuese do të mbushet duke pasur tre kandidatë, duke dhënë kështu mundësi zgjedhjeje. Çfarë bën kapo mafia që shndërron KED-in në shpellë mafie, sjell në vend të 12 kandidatëve vetëm 4, nuk ka shkelje më të rëndë. Atje janë paraqitur shumë, por janë zhdukur që të gjithë”, është shprehur Berisha, duke shtuar se qeveria shqiptare është duke tentuar ta kap Gjykatën Kushtetuese.

“Mazhoranca po bën çdo gjë për të kapur Gjykatën Kushtetues, ndërsa presidenti po bën gjithçka për ta mbrojtur atë. Mendoj se presidenti me një përpjekje të jashtëzakonshme po mbron Kushtetutën dhe reformën që është e falimentuar me kapjen e KED-it, KLP-së dhe përpjekjet për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Berisha pas takimit me Metën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Chrisian Pulisiq, pritet të mungojë ndaj Manchester Cityt për…