Berisha: Vetëm të bashkuar fitojmë

22 nëntor 2021 | 12:38

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka njoftuar se të martën do të zhvillojë foltoren e radhës “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se demokratët e Shqipërisë vetëm të bashkuar do të fitojnë.

“Nesër ditën e martë më datën 23 nëntor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës ‘Shefqet Doda’ te qytetit te Burrelit do mbahet ‘Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur’. Ftoj demokratet dhe demokratët e Matit te marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë”, ka shkruar Berisha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk është pajtuar me…