
Berita Abazi Muhadri me numër 15, kandidate e Vetëvendosjes për asamble në Prishtinë
Berita Abazi Muhadri është kandidate për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje!
Ajo për herë të parë po marrë pjesë në një garë demokratike si kandidate për Kuvendin Komunal të Prishtinës me numrin 15 në listën e LV-së.
Berita Abazi Muhadri është shuma aktive në rrjetet sociale dhe ka bërë thirrje që prishtinasit ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike duke votuar Hajrulla Çekun për kryetar dhe atë për asambliste me numër 15.
“Derë më derë, lagje më lagje, në dorën e secilit qytetarë po dorëzojmë platformën tonë PRISHTINA2035. Prishtina ka nevojë për zgjidhje e platforma jonë është zgjidhja”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Berita është shembull i një qytetareje aktive, të përkushtuar dhe me integritet të palëkundur.
Me vizion të qartë për një Prishtinë më të pastër, më të drejtë dhe me institucione më afër qytetarit, Berita nuk është thjesht një kandidate – ajo është zëri i ndryshimit të mirëfilltë në zgjedhjet lokale me numrin 15.