Berlusconi i jep fund beqarisë, martohet me partneren 53 vite më të re

19 mars 2022 | 19:16

Martesa simbolike” e  Silvio Berlusconit me parlamentaren Marta Fascina është zhvilluar ditën e sotme, 19 mara në Vilën Gernetto në Lesmo, Brianza.

Berlusconi kishte veshur një kostum Armani në ngjyrë blu, ndërsa Marta Fascina një fustan të bardhë dantelle franceze, bust.

Në duar mbante një buqetë me zambakë.

Të gjithë të ftuarit e dasmës ditën e djeshme kryen një test anticovid si masë paraprake.

Ceremonia u shoqërua me muzikën e një violinisti.

Të pranishëm kanë qenë të afërm dhe miq të Berlusconit si dhe gjithë të afërmit e Marta Fascinës. Në fund të ceremonisë, të ftuarit u zhvendosën në ambientet e brendshme të Villa Gernetto për një aperitiv dhe drekë, të shoqëruar nga tre violina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia lokale në qytetin Makarviv pranë Kievit thotë se të…