Bernie Sanders shënon fitore të madhe në Nevada

23 shkurt 2020 | 12:46

Kandidati demokrat, Bernie Sanders ka betonuar pozitën e favoritit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara që do të mbahen në nëntor.

Sipas rezultateve të hershme, Sanders pritet të shënojë fitore të madhe në Nevada, por një proces i gjatë është ende përpara konfirmimit të të nominuarve.

Rezultatet preliminare tregojnë se ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ka shënuar rezultat më të mirë në Nevada sesa në Ajoa dhe Nju Hempshir.

Deri më tash, me 50 për qind të votimeve të numëruara, Sanders ka fituar 47 për qind të votave duke lënë prapa Bidenin me 19 për qind. Pete Buttigieg ka deri më tash 15 për qind dhe Elizabeth Warren 10 për qind.

Kandidatët që kanë fituar më shumë se 15 për qind të votave do të emërohen delegatë, që do të marrin pjesë në konventën e partisë në korrik për të mbështetur të nominuarin e demokratëve.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 3 nëntor dhe nga Partia Republikane, presidenti aktual, Donald Trump, do të garojë edhe për një mandat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Kamenicë ka arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj…