Besa Famgas e fillon mbrojtjen e titullit ndaj Trepçës

25 shtator 2020 | 13:11

Besa Famgas e nis me ndeshjen ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit të kampionit të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Shorti i tërhequr të premten ka përcaktuar që Besa Famgas e Trepça të takohen në Pejë. Ndeshjet e xhiros së parë të stinorit 2020/2021 luhen më 10 e 11 tetor.

Ndeshjet e xhiros së parë janë: Prizreni – Kastrioti, Prishtina – Llapi, Zhegra – Drenica, Vushtrria – Vëllaznimi, Besa Famgas – Trepça.

Shortin e kanë tërhequr komisari i garave, Istref Sadriu dhe administratori, Muhamet Arifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiponja e Gjakovës takohet me kampionin, Ferizajn, në hapje të…