Besa Famgas kalon në raundin e tretë

22 nëntor 2020 | 16:42

Besa Famgas e ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti Bosna Visokon me rezultat 32:20.

Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën në Pejë, kampionia e Kosovës e fitoi me rezultat 36:18. Me dy fitore të thella, Besa kalon në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Janë këto fitoret më të larta të Besa Famgas në gara kontinentale.

Skuadra pejane ka pretendime për të shkuar edhe më larg se raundi i tretë.

Në ndeshjen e dytë rastin te Besa e kanë fituar lojtarët e rinj, që kanë shfaqur kualitetet. Më efikasi ishte Drilon Tahirukaj me 6 gola. Pesë gola i shënoi Arbios Mushkolaj. Në raundin e tretë paraqitet edhe KH Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpejtim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë i turneut…