Besa Ismaili 60, vlerësohet në Gjakovë për angazhimin e pandërprerë në shtetndërtimin e Kosovës
16 dhjetor 2025
| 20:16
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 60, Besa Ismaili, ka marrë vlerësime pozitive gjatë një aktiviteti politik të PDK-së të mbajtur në Gjakovë, për angazhimin e saj në jetën politike dhe kontributin e vazhdueshëm për shtetin e Kosovës.
Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, tha se Besa Ismaili asnjëherë nuk është ndalur në angazhimin e saj për shtetndërtimin e Kosovës, duke theksuar se ajo është një vlerë e domosdoshme për legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.



