Behrami: Më 28 dhjetor duhet të përfundojë pengmarrja e institucioneve të Kosovës (video)
16 dhjetor 2025
| 17:04
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka thënë se më 28 dhjetor duhet të përfundojë pengmarrja e institucioneve të Kosovës.
Ai ka publikuar një video në të cilën, gjatë një prononcimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kishte argumentuar se Lëvizja Vetëvendosje është përgjegjëse për bllokimin e Kuvendit dhe institucioneve të tjera.
“Lëvizja Vetëvendosje në pushtet erdhi përmes dhunës politike, përmes sulmeve ndaj institucioneve, etiketimeve, demonizimit dhe përçarjes shoqërore. Erdhi përmes urrejtjes, prandaj LV-ja nuk ka ndjeshmëri për shtetin dhe për institucionet, për Kushtetutën, ligjet, rregulloret dhe për sundimin e ligjit”, ishte shprehur Behrami.
Videoja e plotë:



