Besa Ismaili-Ahmeti kërkon sqarime nga KQZ-ja: Kush garanton se 92.59% e votave të pa rinumëruara nuk kanë gabime?

21 qershor 2026 | 13:07

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e numërimit të votave, duke kërkuar më shumë transparencë dhe garanci nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Përmes një reagimi publik, Ismaili-Ahmeti tha se nëse nga vetëm 7.41 për qind e votave të rinumëruara janë evidentuar ndryshime te votat e shumicës së kandidatëve, qoftë edhe për një votë më shumë apo më pak, atëherë lind pyetja se kush mund të garantojë se në 92.59 për qind të votave që nuk janë rinumëruar nuk ekzistojnë gabime.

Sipas saj, besueshmëria e procesit zgjedhor ndërtohet mbi transparencën, verifikimin dhe trajtimin e barabartë të çdo vote.

Postimi i plotë i saj:

Nëse vetëm nga 7.41% e rinumërimit po shohim ndryshime te votat e shumicës së kandidatëve, qoftë edhe për një votë të vetme, më shumë apo më pak, kush garanton qytetarët se në 92.59% e mbetur, që nuk është rinumëruar, nuk do të ketë gabime?

Besueshmëria e procesit zgjedhor ndërtohet vetëm mbi transparencë, verifikim dhe trajtim të barabartë të çdo vote.

Kur një mostër e vogël e rinumërimit nxjerr në pah mospërputhje, qoftë edhe për një votë më shumë apo më pak, lind një detyrim institucional për ta adresuar këtë çështje në mënyrë të plotë dhe bindëse.

Qytetarët duhet garantuar se vullneti i tyre është administruar saktë dhe se çdo votë është numëruar ashtu siç është hedhur.

Prandaj, lind një pyetje legjitime për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve:

A mund të garantoni se 92.59% e votave të pa rinumëruara nuk përmbajnë gabime?

Besimi në demokraci fillon me besimin në saktësinë e numërimit të votës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonia po shndërrohet në një nga surprizat më të këndshme…