Besa Ismaili-Ahmeti: Qytetarët po luftojnë për mbijetesë, Kurti po lufton për më shumë pushtet
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se qytetarët po përballen çdo ditë me varfëri, pasiguri dhe vështirësi për mbijetesë.
Në një intervistë politike në TV Arberia, Ismaili deklaroi se kryeministri në detyrë po merret vetëm me ruajtjen dhe zgjerimin e pushtetit.
“Qytetarët luftojnë çdo ditë me varfërinë, pasigurinë dhe çdo lloj vështirësie për të mbijetuar, ndërsa kryeministri në detyrë lufton me ne dhe me mbarë botën vetëm për një gjë: më shumë pushtet. E pushtetin më të madh për çfarë e kërkon? Për të vazhduar për të mos bërë asgjë”, ka deklaruar ajo.
Ismaili ka shtuar se vendit i nevojitet ndryshim dhe institucione që fokusohen në problemet reale të qytetarëve.
Emisioni i plotë:
https://youtu.be/5agO7OF69go



