Besa Kabashi – Ramaj: Me vendime të improvizuara në pandemi, Qeveria po u shkakton qytetarëve dëme afatgjata

19 gusht 2021 | 11:55

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Besa Kabashi Ramaj, ka reaguar sot për improvizimet që po bënë Qeveria e Kosovës gjatë menaxhimit me pandeminë.

Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se vendimet e improvizuara të qeverisë janë pa asnjë plan të mirëfilltë që është i bazuar në përgatitje adekuate e informata konkrete.

Besa Kabashi Ramaj ka thënë se me këto vendime ad-hoc qytetarëve të Kosovës po ju shkaktohet dëm afatgjatë në rrezikim të shëndetit dhe shkollimit.

Deklarata e plotë e Besa Kabashi Ramaj:

Ne situaten ku jemi, nuk eshte per tu habite qe merren vendime te momentit mbi masat kundër COVID, apo edhe se si do filloj viti i ri shkollor.  Keto vendime janë te veshtira, sepse ju mungon thelbesisht nje plan i mirefillte qe eshte i bazuar ne përgatitje adekuate e informata konkrete, por gjithashtu janë vendime te “lehta”, sepse janë “vendime te momentit”/”haphazard” per te “kontrollu demet”/”damage control”. Dhe kjo eshte fatkeqësia me e madhe ne kete mes, demi serioz dhe afatgjate qe po i shkaktohet qytetareve tanë, duke ju rreziku shëndetin dhe diturinë, dy komponentat kyce dhe me bazike njerezore.

Eshte joreale me prite qe pergjigja ndaj nje kercenimi kaq serioz per shendetin e qytetareve, ne mase, me qene efektive, ne kontekstin ku jetojme.

Si parim, per te ju pergjigje ne menyre efikase cfaredo emergjence civile, e per te pase mundesi rekuperimi efikas, duhet qe paraprakisht t’i menaxhosh fazat qe i paraprijne pergjigjes ndaj nje emergjence (prandalimi, zbutja/”mitigation”, pergatitja).

Kosova ende nuk ka sistem efikas te menaxhimit te emergjencave civile, per te mos thene qe nuk ka fare, per hir te akteve vetemohuese te shume pjesetareve te institucioneve qe reagojne ne raste emergjente, pa u kursyer.

Sistemi i menaxhimit te emergjencave eshte  nje sistem kompleks dhe shume i gjere, prandaj kerkon pune per tu ndertu si duhet. Por, gjtihashtu eshte vetem nje hallke ne zingjirin ende me kompleks te sistemit te sigurise, sistem ende i pa konsoliduar ne Republiken e Kosoves. E kjo na sjelle te nje problem kyc, fakti qe siguria nuk eshte mjaft larte ne prioritetet e qeverise, sa per t’u shiku me seriozitetin qe e meriton.

Siguria sot nuk ngjane me sigurine e dekades se kaluar. Siguria sot eshte shume me komplekse dhe me e gjere, dhe per kete arsye, adresimi i sigurise humane, ne fakt eshte adresim i sigurise kombetare ne aspektin afatgjate.

Mungesa e largepamesise, fatekeqesisht, do te na sjelle gjithnje ne situate te perseritura e tragjike, ku institucionet tona mbesin duke reagu ndaj fatkeqesive, ne pamundesi per te ju parapri apo parandalu apo se paku minimizu demin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka…