Besa Kryeziu-Ramaj: Gratë janë shtylla kryesore e familjes dhe e Nismës Socialdemokrate

10 shtator 2025 | 01:12

Në prag të zgjedhjeve të 12 Tetorit, Kryetarja e Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë, znj. Besa Kryeziu-Ramaj, ka shprehur mirënjohje të veçantë për gratë, vajzat dhe zonjat që kanë qëndruar përherë pranë Nismës. Ajo thekson se gratë janë jo vetëm shtylla kryesore e familjes, por edhe baza më e fortë e partisë, duke i ftuar ato që fuqinë e tyre ta dëshmojnë edhe me votë.

Paraqitja e plotë e falënderimit dhe thirrjes për të votuar kandidatin për kryetar të Malishevës, e Besa Kryeziu-Ramajt, para grave pjesëmarrëse dhe para kryetarit të partisë, Fatmir Limaj, dhe kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastrati

Të nderuara Gra,

Të nderuara Zonja,

Të nderuara Vajza,

Nga zemra ju falënderoj që na qëndruat pranë që nga ditët e para të themelimit të Nismës Socialdemokrate.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj të sinqertë ndër vite, për përkrahjen e parezervë, për çdo hap që e keni bërë drejt nesh, për punën, aktivitetin dhe vullnetin tuaj të palodhshëm.

Jam krenare dhe e nderuar që mbështetem nga ju!

Ju jeni forcë, shtyllë dhe baza kryesore e familjes dhe e partisë sonë.

Në zgjedhjet e 12 Tetorit, ju ftoj që së bashku të dëshmojmë këtë përkushtim me votën tonë për Kryetarin, z. Ekrem Kastrati – 186 ✅.

Ai është një njeri modest, i ndershëm, patriot, bashkëpunues dhe dinjitoz – një profil që ia vlen ta përfaqësojmë.

Po ashtu, ju ftoj të votoni për kandidatët tanë për Asamblenë Komunale, një listë e pasur me profesionistë e njerëz të dëshmuar, ku secila kandidate është shembull i zonjësisë dhe përkushtimit.

Me nderim dhe respekt,

Besartë Kryeziu-Ramaj

Kryetare e Gruas, NISMA Socialdemokrate – Malishevë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti,…