Ferit Idrizi prezanton kandidaten me numër 4 për asamblenë komunale të Vushtrrisë, Hava Mlinaku
Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka prezantuar kandidaten për asamblenë komunale, Hava Mlinakun. Mlinaku garon me numrin 4 në listën zgjedhore të PDK-së.
Njoftimi i plotë i Idrizit:
Kam kënaqësinë të prezantoj zonjën Hava Mlinaku, aktualisht nënkryetare e Komunës së Vushtrrisë, një profesioniste e përkushtuar, pjesë e listës sonë për Kuvendin e Komunës.
Profilin e një profesioniste e ka ndërtuar mbi baza të forta akademike, duke i përfunduar studimet në Shkenca Kompjuterike në nivelin bachelor dhe master, ku ka dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm.
Znj.Mlinaku fillimisht ka shërbyer si Drejtoreshë e Administratës në Komunën e Vushtrrisë, ku me përkushtim e profesionalizëm udhëhoqi reformimin dhe modernizimin e shërbimeve administrative. Edhe pozitën e nënkryetares së Komunës vazhdon ta ushtrojë me përgjegjësi të lartë, duke u fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit, rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike dhe forcimin e bashkëpunimit me qytetarët.
Falë punës së saj, Vushtrria shquhet për qeverisje lokale të suksesshme dhe krijim të urave bashkëpunimi me institucione të ndryshme jashtë Kosovës.
Përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i saj janë garanci se Hava Mlinaku duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Komunës, aty ku nevojiten zëra të fuqishëm e vizionarë për zhvillimin e mëtejshëm të Vushtrrisë.



