Besa në bisedime me Sokolin

16 qershor 2020 | 15:48

Besa e Pejës e ka siguruar rikthimin në Superligë, pasi ishte e para në renditjen tabelore kur Federata e Futbollit të Kosovës mori vendim për përfundimin e Ligës së Parë.

Skuadra pejane po mendon të paraqitet sa me seriozisht në elitë dhe për këtë ka kontaktuar disa trajnerë, por synim kryesor është Bylbyl Sokoli. Ky i fundit vazhdon të jetë trajner i lirë, derisa në të kaluarën me sukses ka drejtuar shumë skuadra në futbollin e Kosovës.

Ndryshe skuadrën e Besës në edicionin e fundit e ka drejtuar Miftar Rama.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur në takim drejtoreshën…