Besa pa telashe kualifikohet në finale

20 prill 21:29

Ashtu si pritej, Besa Famgas nuk ka hasur shumë rezistencë për të kaluar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Skuadra pejane të martën e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 49:23. Për Besën ishte fitorja e dytë e thellë, pas asaj në fundjavë në Pejë.

Me dy fitore, Besa Famgas kalon në finale ku takohet me Prishtinën. Besa është kampione në fuqi kurse nuk ka humbje këtë edicion.

Treshja pejane, Yll Muqolli, Egzon Gjuka, Jon Muqolli, ishte e pandalshme në Gjakovë. Ylli shënoi 12 gola, Egzoni 11, ndërsa Joni 10 gola.

Mali Luzha me 6 gola dhe Arnis Spahija me 5 ishin më efikasët te Vëllaznimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sllovakia nuk ka ndryshuar qëndrim karshi Kosovës. Këtë e ka…