Kurti kërkoi njohjen, kjo është përgjigjja nga Sllovakia

20 prill 2021 | 21:27

Sllovakia nuk ka ndryshuar qëndrim karshi Kosovës.

Këtë e ka thënë Ambasada e Sllovakisë në Beograd në një përgjigje për mediumin serb, B92.

“Pozicioni i Sllovakisë rreth pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar”, thuhet në përgjigjen e kësaj ambasade.

Ka qenë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të hënën ka zhvilluar takim me Shefin e Zyrës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, ku dhe ka kërkuar njohjen e këtij shteti.

Sllovakia është një nga pesë vendet e BE-së, që nuk e njeh Kosovën si të pavarur, bashkë me Greqinë, Spanjë, Qipron dhe Rumaninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, konfirmoi për…