Gërvalla dhe Sveçla kërkonin dorëheqjen e ministrave më 2016, sot nuk japin

30 tetor 2026 | 08:40

Më 2016, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla kërkonin dorëheqjen e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë pas vdekjes së Astrit Deharit.

Dhjetë vjet më vonë, të dy drejtojnë këto ministri.

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë.

Rasti i Deharit kishte ndodhur më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ministrat e atëhershëm ishin Skënder Hyseni dhe Dhurata Hoxha.

Më 13 nëntor, Gërvalla kërkonte hetime të pavarura dhe pezullime, por nuk ndalej te përgjegjësit e drejtpërdrejtë.

“Ministri i brendshëm dhe ministrja e drejtësisë me deklaratat e saj qesharake do të duhej të kishin dhënë dorëheqje që para një jave.”

“Por fatkeqësisht përgjegjësia morale dhe politike nuk është kategori të cilën e njeh elita politike kosovare”, shkruante ajo në Facebook, raporton Nacionale.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
I riu që humbi jetën disa ditë pas një aksidenti…