41-vjeçari që vdiq pas aksidentit me motoçikletë është vëllai i aktorit Agan Asllani

30 tetor 2026 | 08:37

I riu që humbi jetën disa ditë pas një aksidenti me motoçikletë në Mitrovicë është vëllai i aktorit të njohur kosovar, Agan Asllani.

Lajmin për vdekjen e 41-vjeçarit Berat Asllani e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.

Ai ka shprehur dhimbjen për humbjen e vëllait, duke njoftuar familjarët, miqtë dhe dashamirët për ndarjen e tij nga jeta.

“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, por me besim të plotë në caktimin e Allahut, njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani.

Familja ka bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojë me kohë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se…