Besarta Pllana s’mund të bëhet asambliste për shkak të kuotës gjinore

03 nëntor 2021 | 17:32

Kandidatja e PDK-së për asamble komunale në Fushë Kosovë, Besarta Bllana, ka fituar votat e mjaftueshme për këtë post, por ajo nuk do të mund të bëhet këshilltare komunale për shkak të kuotës gjinore.

PDK-ja në këtë komunë do t’i ketë katër ulëse në Kuvendin Komunal  dhe në katër vendet e para janë tri femra dhe një mashkull.

Për shkak të kuotës gjinore të përcaktuar në ligjin për zgjedhje, në vend të Pllanës postin e asamblistit do ta marrë një mashkull.

Në profilin e saj në “Facebook”, Pllana ka shkruar se në bazë të rezultatit të KQZ-së ka dalë e treta më e votuar nga kandidatet e listës së PDK-së në Fushë Kosovë.

Ajo ka vlerësuar se përcaktimi që ekziston në Ligjin për Zgjedhjet Lokale është jashtë qëllimeve të kuotës gjinore që përcakton Kushtetuta e Kosovës. “Për bindjen time të thellë, përcaktimi që ekziston në Ligjin për Zgjedhjet Lokale, është jashtë qëllimeve të kuotës gjinore që përcakton Kushtetuta e Kosovës. Kjo sepse kuotat gjinore janë instrumente kushtetuese dhe ligjore që kanë për qëllim të riparojnë pabarazinë faktike që ekziston mes gjinive në shoqërinë kosovare. Pabarazi që gjithmonë godet grat, pra gjininë femërore, e asnjëherë burrat ose gjininë mashkullore”, ka shkruar ajo.

 

Postimi i plotë i Pllanës:

Të dashur qytetar,

Tashmë ka përfunduar procesi i numrimit të të gjithave votave. Në bazë të rezultatit kam dalur e 3-ta më e votuar nga kandidatet e listës së PDK-së në Fushë Kosovë, mirëpo si shkak i kuotës 30% për përfaqësim të të dy gjininive në kuadër të subjektit politik më pamundëson të jem brenda kuvendit komunal në Fushë Kosovë!  Në fakt, për bindjen time të thellë, përcaktimi që ekziston në Ligjin për Zgjedhjet Lokale, është jashtë qëllimeve të kuotës gjinore që përcakton Kushtetuta e Kosovës. Kjo sepse kuotat gjinore janë instrumente kushtetuese dhe ligjore që kanë për qëllim të riparojnë pabarazinë faktike që ekziston mes gjinive në shoqërinë kosovare. Pabarazi që gjithmonë godet grat, pra gjininë femërore, e asnjëherë burrat ose gjininë mashkullore. Prandaj, kuota gjinore për burrat nuk ka asnjë kuptim, është jashtë qëllimeve të Kushtetutës së Kosovë dhe standardeve demokratike gjithandej Evropës.

Shpresoj që kjo çështje të sqarohet sa më shpejtë dhe kuota gjjnore të marr kuptimin që i ka dhënë kushtetutëvënësi kur e ka shkruar Kushtetutën.

Pavaresisht kësaj, përulem para besimit të secilit votuës që besuan në mua! Jam krenare që kam arritur deri këtu dhe kam përmbyllur një procesë zgjedhor të pastër e dijnitozë.

Rasti im le të jetë shembull për të gjitha gratë dhe vajzat e reja të tjera që ne jemi VLERË dhe nuk fitojm vetëm me KUOTË!

E juaja,

Besarta Pllana

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe…