Beshiktashi cakton çmimin për Rashicën
29 prill 2026
| 13:38
Milot Rashica po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e skuadrës së Beshiktashit, kanë njoftuar mediumet turke të mërkurën.
Bëhet e ditur se Rashica është njëri prej katër lojtarëve që përfundimisht do të largohet nga Beshiktashi me të përfunduar sezoni aktual.
Madje, thuhet se klubi tashmë ka njoftuar sulmuesin e krahut për vendimin pasi e ka nxjerrë në listën e shitjeve të verës.
Për kartonin e Rashicës, Beshiktashi po kërkon të paktën 5 milionë euro dhe është në pritje të ofertave nga skuadrat tjera.
29-vjeçari ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Beshiktashin, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2023.
Në sezonin aktual, Rashica ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 6 asistime në 33 paraqitje deri më tani në të gjitha garat.



