Trabzonspori negocion uljen e çmimit për Muçin

29 prill 2026 | 13:37

Negociatat janë duke vazhduar ndërmjet Trabzonsporit dhe Beshiktashit në lidhje me tarifën e transferimit të Ernest Muçit.

Muçi është i huazuar këtë sezon te Trabzonspori, ekip që ka opsionin e blerjes së tij të plotë për 8.5 milionë euro.

Megjithatë, Trabzonspori po kërkon ulje të çmimit për ta bërë Muçin transferim të përhershëm pasi futbollisti i Shqipërisë ka kontratë me Beshiktashin deri në vitin 2027.

Muçi 25-vjeçar ka shkëlqyer këtë sezon te Trabzonspori, ku ka realizuar 13 gola dhe ka bërë 8 asistime në të gjitha garat.

Te Trabzonspori po shpresojnë të arrijnë marrëveshje për uljen e çmimit të Muçit me Beshiktashin, ekip që nuk po dorëzohet tani për tani dhe ka paralajmëruar se ka klube tjera të interesuara për shqiptarin nëse muajin tjetër nuk shfrytëzohet opsioni i blerjes së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea po shihet ekipi favorit për të siguruar shërbimet e…