Beshiktashi e dëshiron Ismajlin
16 qershor 2025
| 12:30
Empoli ka rënë në Serie B, derisa e ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli mbetet ende e pasigurt.
Mediat italiane raportojnë se Ismajli po kërkohet në Turqi. Mbrojtësi 27-vjeçar ka refuzuar rinovimin me Empolin, duke bërë të qartë synimin për një hap të ri në karrierën e tij, ndërsa kontrata me klubin italian është drejt përfundimit.
Më herët interesim për mbrojtësin kishte edhe skuadra e Napolit, por kalimi te Beshiktashi duket një opsion shumë i mundshëm.



