Besian Mustafa flet rreth mundësisë së dorëheqjes së tij

24 shkurt 2021 | 16:26

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, në një konference të jashtëzakonshme shtypi, lidhur me arrestimet e 12 zyrtarëve shtetërore me akuzën për keqpërdorim fondesh, ka folur për mundësinë e dorëheqjes së tij.

I pyetur nga gazeta “Epoka e re”, se a e sheh të rrugën dorëheqjen  e tij, pas arrestimeve të  ditës së sotme, Musta është përgjigjur se nuk ikën nga përgjegjësia e tij dhe ka ftuar organet e rendit që t’i zbardhin hetimet.

“Të gjitha veprimet tona do të jenë në bashkëpunim me organet e rendit, e kam të pamundur të jap detaje. Kjo nuk ka të bëjë me aspektin politik. Kjo është çështje e prokurorisë dhe hetuesisë dhe duam t’ua lëmë organeve të rendit. Unë nuk do të ikë nga përgjegjësia dhe ftoj organet e rendit ta kryejnë punën e tyre”, u shpreh Mustafa.

(A.M/Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisja e një biznesi fillestar pa ndihmën e institucioneve shtetërore,…