
Besiana Mehmedi merr çmimin “Ambasador i paqes” në Tiranë
Besiana Mehmedi merr çmimin “Ambasador i paqes” në Tiranë dhe ia dedikon babait të saj të ndjerë Qani Mehmedit.
Mbrëmë në Tiranë, artistja dhe profesoresha Besiana Mehmedi është nderuar me çmimin “Ambasador i paqes”
Në shkrimin e saj është shprehur: Miq të dashur! Po ndaj me ju, një moment të jashtëzakonshëm për karrierën time dhe një emocion që më bën të besoj se ia vlen të mbetesh e pathyeshme në rrugën e vlerave në jetë e profesion!
Mbrëmë në mesin e personaliteteve të shquara, në Tiranën e studimeve të mia, u nderova me çmimi “Ambasador i paqes” me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Federatës të paqes universale që është një nderim që merr vlerë akoma më të madhe!
Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që bashkë me të pranishmit- njëzëri kënduam “Dua më shumë Shqipërinë”
Ky çmim vjen pas dy koncerteve të Shën Nënë Terezës e cila thoshte: po të doni paqen shkoni duajeni familjen tuaj andaj këtë çmim ia dedikova publikisht babait tim, gazetarit Qani Mehmedi i cili më ka mësuar që vetëm duke dashur familjen, profesionin, vendlindjen, atdheun, ushtarët e lirisë mbjellim paqe dhe jemi dinjitoz me veten, gjeneratat që edukojmë dhe publikun!
Falenderuese pafund për Defrim Methasani i cili bëri propozimin, faleminderit për bashkëpunëtorët, mediumet, miqtë që mbeten motiv i vazhudeshëm për mua! Faleminderit Shkodran Tolaj që je krahu më i fuqishëm e i pandashëm tash e 16 vite!
Uroj që ky çmim ta bëjë çdoherë krenare Uskanën tonë e cila bart emrin e origjinës skme- vendit ilir( Kërçovës së sotme) i vetmi vend ku jetojnë gegët dhe këndohet polifoni që është burim frymëzimi për mua e shumë artistë! Uroj që ky çmim të motivojë studentët e mi dhe të jetë krenari për nënën time që është ndihma më e madhe në jetë!