Besnik Osmani mirëpritet nga familja Havolli
04 nëntor 2025
| 20:25
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar familjen Havolli.
Në një njoftim në rrjete sociale, Osmani ka falënderuar familjen për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë vizitës:
“Faleminderit familjes Havolli për përkrahjen, mikpritjen e ngrohtë dhe respektin e treguar gjatë vizitës.
Ishte kënaqësi të kalonim momente të bukura bashkë, në një atmosferë familjare dhe plot dashuri,” ka shkruar Osmani.
Vizita e Osmanit është pjesë e takimeve të tij me qytetarë e familje të ndryshme të komunës, në kuadër të angazhimit për zgjedhjet lokale që po afrohen.



