Besnik Tahiri: Fjalë shumë e mbështetje pak për Policinë e Kosovës

06 shtator 2023 | 17:25

Sot Policia Kosovës ka shënuar 24-vjetorin e themelimit, me ketë rast shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka uruar policët për këtë përvjetor.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është krenaria e Kosovës.

“Me këtë fjali do të doja të uroj 24-vjetorin secilit polic, i cili është pjesë e këtij institucioni të sigurisë. Megjithatë, në vend të defilimit të zyrtarëve të Qeverisë në shesh dhe fotografimit me policë, sot Policët e Kosovës kanë pasur nevojë që të marrin lajmin e shumëpritur për shtesat e tyre: Për pagesën e orëve shtesë; për pagesën e rrezikshmërisë; për rritjen e koeficientit të pagave; për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore; për Ligjin për Sigurimin Jetësor”, ka shkruar Tahiri në “Facebook” duke theksuar se këto janë brengat e secilit polic.

“Policëve nuk u intereson se në çfarë forme trajtohet paga e tyre. Atyre u intereson që ta marrin pagën e dinjitetshme. Po bëhen tri vjet që po jepen shumë fjalë për Policinë e Kosovës, por mbështetje shumë pak”, ka thënë ai, duke shtuar se po ka fjalë shumë e mbështetje pak për Policinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj,…