Besnik Tahiri: Kurti duhet të tregojë pse janë shpenzuar 209 milionë euro me tenderë njëburimor?

25 mars 2024 | 15:41

Shefi i Grupit Parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se për këtë parti është e rëndësishme që trajtohet sa më shpejt kërkesa për debat parlamentar për trevjetorin e Qeverisë Kurti.

“Çështja kryesore e ballafaqimit të Kuvendit të Kosovës me Qeverinë është llogaridhënia për tri vjet keqqeverisje dhe mos punë. Duhet të tregojë pse nuk janë shpenzuar 1 miliardë e 225 milionë euro? Pse janë shpenzuar 209 milionë euro me tenderë njëburimor? Pse nuk u rritën pagat në sektorin publik? Pse nuk ndodhi Ligi për Sigurimet Shëndetësore? Do ta dekodojmë/dekonspirojmë qeverisjen më të dobët në histori të Kosovës. Ky dekonspirim vjen duke u ballafaquar. Kur kam kërkuar rritje të pagave në sektorin publik, kryeministri ka vendosur parametra tjerë: është marrë me veriun e Kosovës, me problemin me tabela, me problemin e dinarit. Pra, nuk kemi mundur të diskutojmë për politika publike. Për tri vite jemi ekspozuar vetëm me kriza, në një situatë që kemi menduar që në luftë jemi”, ka thënë Tahiri në një deklarim për medie të hënën.

Ai ka thënë se elementin më të rëndësishëm e ka pasur aspektin korruptiv por që nuk ka dashur ta diskutojnë.

“Kemi problemin me rezervat shtetërore, që është në hetim. Problemin me energjinë elektrike me ambasadorin në Kroaci. Problemi me 209 euro përmes tenderëve njëburimor”, ka thënë ai.

Sa i përket çështjes së dinarit, Tahiri ka theksuar se një çështje e brendshme të cilën e rregullon një institucion shtetëror kushtetues siç është BQK-ja, na është kthyer në një problem politik madhor, që e ka diskutuar edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

“Këto arsye i di vetëm kryeministri Kurti. Unë po e shoh dëmin që po i shkaktohet Kosovës me këtë temë. Ne vend se të fokusohemi në një agjendë ndërkombëtare, ku duhet të na ndihmojë faktori ndërkombëtar, jemi duke u marrë me çështjen e dinarit, që është totalisht çështje e brendshme e cila zgjidhet lehtë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Çuni nga Gjakova shpall të pavlefshme dëftesën e plotë…