Besnik Tahiri po merr mbështetje brenda AAK-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

17 nëntor 2025 | 13:43

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë vetëm çështje ditësh, ndërsa partitë politike tashmë kanë filluar përgatitjet për to.

Brenda subjekteve politike ka nisur edhe preferenca për mbështetjen e figurave të ndryshme për deputetë.

Besnik Tahiri, i cili më herët ka mbajtur pozita të larta në ekzekutiv si zëvendëskryeministër, ministër i Jashtëm në detyrë dhe deputet, ka filluar të marrë mbështetje brenda AAK-së për legjislaturën e ardhshme parlamentare.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, Hajdar Sutaj, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vota e tij do t’i takojë Besnik Tahirit, pasi sipas tij, ai përfaqëson një imazh të mirë të partisë.

“Kurdo që mbahen zgjedhjet nacionale, përpos të tjerëve, vota ime do të jetë për Besnik Tahiri. Mendoj se Besniku është një imazh i mirë i Aleancës dhe një përfaqësues i denjë jo vetëm i votuesve të Aleancës, por i gjithë qytetarëve të vendit!”, ka shkruar Sutaj në ‘Facebook’.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca paraprake për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë…