Nga 9 deri më 18 shkurt, deklaratat përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët

11 janar 2026 | 00:56

Trupi gjykues në Gjykatën Speciale ka bërë të ditur se nga 9 deri më 18 shkurt do të jetë periudha e deklaratave përmbyllëse në rastin ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Në këto data pritet të paraqiten fjalët përfundimtare të përfaqësuesve të prokurorisë, avokatëve mbrojtës e të të akuzuarve. Thaçi dhe të tjerët akuzohen për krime lufte të periudhës mars 1998-shtator 1999 në Kosovë, por edhe në Kukës e Cahan të Shqipërisë.

Ata janë në paraburgim nga nëntori i 2020-s. Më 15 prill, Prokurori mbylli çështjen, ndërsa mbrojtja e përfundoi më 2 dhjetor.

Para përditësimit të agjendës, deklaratat përmbyllëse ishte planifikuar të mbaheshin nga data 9 deri më 13 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa udhëtarë që frekuentojnë rrugën Gjakovë – Klinë janë shprehur…