Besnik Tahiri takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Mbështetja e ShBA-së për Kosovën është jetike
19 shtator 2025
| 15:15
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri është duke qëndruar për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Tahiri ka bërë me dije se është takuar me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Fleming, i cili mban pozitën e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore.
Tahiri ka thënë se në këtë takim ka theksuar sa të rëndësishme janë marrëdhëniet ShBA-Kosovë dhe sa jetike është mbështetja e ShBA-së “për rrugën tonë drejt integrimit në NATO dhe përparimit të shtetit të Kosovë”
“I urova suksese në punën e tij dhe kërkova angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.



