Besnik Tahiri: Të sillet sa më shpejt në Kuvend ligji për Trustin

16 maj 2022 | 13:52

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit u trajtuan tri tema me rëndësi; debati për siguri i inicuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, çështja e tërheqjes së Trustit si dhe reforma zgjedhore.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputeti i AAK-së Besnik Tahiri ka thënë se si grup parlamentar kanë kërkuar debat për siguri. Kjo sipas tij, është çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë, sidomos për rrethanat në të cilat gjendemi momentalisht.

“Gjithashtu, kërkesë e imja në kryesi ishte që të sillet sa më shpejtë në Kuvend, ligji për Trustin. Besoj se edhe deputetët e shumicës e dinë dhe e kuptojnë se sa e rëndësishme është që kontributdhënësit t’i marrin paratë e tyre në këtë krizë të madhe, përmes këtij ligji. Sa i përket reformës zgjedhore, jemi dakorduar që komisioni për reformë zgjedhore të trajtojë tema të rëndësishme. Në këtë temë, AAK-ja ka një qëndrim më të avancuar dhe do ta jep kontributin e saj në këtë proces”, ka thënë Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i ri i La Ligas Real Madridi ka prezantuar…