Besnik Tahiri thotë se motori qeverisës është gati në Podujevë (video)

24 gusht 2021 | 10:48

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka postuar një video në llogarinë e vet në “Facebook” duke drejtuar një Golf 2, e ku thotë se qeverisja në Podujevë ka me qenë ekonomike, po zhvillimore, ashtu siç është zhvilluar Golfi.

“Kerri i parë që e kam pasë ka qenë Golf 2, të cilin e kam vozitë rrugëve të Podujevës. Sot me shumë nostalgji i ktheva kujtimet e arrita në përfundim që me Golf 2-sha t’Llapit nuk ka. Qeverisja ka me qenë ekonomike, po zhvillimore, ashtu siç është zhvilluar Golfi.
Motorri qeverisës është gati.
#BesnikuiPodujevës”, ka shkruar Tahiri.

Video ?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e…