Besnik Tahiri thotë se Qeveria do t’ju ofrojë përkrahje komunave

30 korrik 2018 | 17:13

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, është takuar me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha dhe me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me të cilët ka diskutuar për projektet e bashkëpunimit ndërkomunal për përmirësimin e shërbimeve në sektorin e ujërave dhe mjedisit.

Tahiri ka premtuar se Qeveria Haradinaj do t’iu qëndrojë pranë të gjitha komunave pa dallim, në mënyrë që të mundësojë një ambient më të favorshëm për investime dhe shërbime më të mira për qytetarët.

“Në dy takime të ndara, sot u takova me kryetarin Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha dhe kryetarin e Komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi. Këto takime kishim për qëllim diskutimin e projekteve të bashkëpunimit ndërkomunal, përmirësimin e shërbimeve në veçanti në sektorin e ujërave dhe mjedisit. Qeveria e kryeministrit Haradinaj do t’iu qëndroj pranë të gjitha komunave pa dallim, në mënyrë që të mundësojmë një ambient më të favorshëm për investime dhe shërbime më të mira për qytetarët. Tashmë është dëshmuar shumë mirë përkushtimi i Qeverisë Haradinaj për të adresuar sfidat të shumta të qeverisjes lokale”, ka shkruar në llogarinë e vet Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës ka ndërmarrë aksion…