Beteja e Llapashticës dhe rënia e 10 dëshmorëve të UÇK-së

24 dhjetor 2025 | 01:45

24 dhjetori i vitit 1998 shënon një nga betejat më të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Betejën e Llapashticës, gjatë së cilës ranë heroikisht 10 dëshmorë të UÇK-së.

Betejat e asaj kohe filluan në Tabet e Llapashticës dhe u shtrinë edhe në fshatra të tjera të Llapit, përfshirë Vendenisin, Kastratin, Bradashin dhe zona përreth, ku luftëtarët e lirisë u përballën me forcat serbe në mbrojtje të vendit.

Në vijën e parë të frontit, në Tabet e Llapashticës, ranë dëshmorët: Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder Zejnullahu, Miftar Zejnullahu dhe Bajram Murati.

Në fshatin Vendenis ranë Avni Selmani dhe Fatmir Selmani, ndërsa tri ditë më vonë, në Kastrat, u flijuan arsimtari Remzi Demolli dhe ish-nxënësi i tij, Jetullah Kastrati.

Beteja e Llapashticës dhe sakrifica e dëshmorëve të saj mbeten pjesë e lavdishme e historisë së rezistencës dhe luftës për lirinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, kandidat për deputet i PDK-së…