Beteja e tretë finale në mes të Yllit dhe Trepçës 

27 maj 2022 | 17:30

Të dielën nga ora 17:00 zhvillohet ndeshja e tretë finale e “play-off”-it në mes të Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Në dy takimet e para fituan therandasit dhe janë afër ta mbrojnë titullin e kampionit. Për t’u shpallur kampion Ylli duhet të fitojë edhe një përballje, kurse mitrovicasit duhet t’i fitojnë tri ndeshjet e ardhshme për ta fituar titullin e kampionit, i cili iu mungon nga viti 2012.

Takimin e parë e fitoi Ylli 63:62, kurse në sfidën e dytë fituan në “Minatori” të Mitrovicës 46:60. Finalja vuri përballë dy skuadrat më të mira në garat e rregullta, ku kampioni aktual përfundoi në vendin e parë, kurse ‘xehetarët’ në vendin e dytë.

Të dyja finalet sollën interesim të jashtëzakonshëm, duke arsyetuar epitetin e finales dhe kështu pritet të jetë edhe të dielën në Therandë. Synimi i Yllit është fitorja dhe shpallja kampion, kurse e Trepçës për ta ngushtuar serinë finale dhe për të shpresuar në përmbysjen e madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të…