Betejat e agut të lirisë, në përkujtim të heroizmit të vëllezërve Hasan dhe Xhavit Hasani

06 qershor 2022 | 09:03

Shkruan: Dr.sc.Lulzim Nika

Të flitet për virtytet, trimërinë dhe meritat e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurrë nuk është mjaftë e as mund të paraqiten në plotni.

Sot, kujtojmë rënien heroike të dy vëllezërve Hasan B. Hasani dhe Xhavit B. Hasani nga Pokleku i vjetër.
Ata ishin pjesëtarë të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të njohur për beteja dhe kontributin e jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit. Pjesëtarë të kësaj Brigade ishin edhe shumë familjarë të tyre, si vllavë i ardhurë nga mergimi Mehdiu, nipi heroi sypatrembur i kombit Bejtë Rexhepi dhe rrethi i tyre familjar dhe fshati në tërësi.

Gjithë ky vargan i trimave legjendarë, ishte në shërbim të luftës për liri që me krenari e udhëhiqej nga UÇK e mbështetur me të gjitha mundësitë e kësaj ane, ku shtrihej brigada.

Vëllezërit Hasani janë të njohur për betejat dhe aksionet që i bëjnë veprat e tyre heroike dhe të pavdekshme, te Kroi i Mberetit, Korroticë e vend betejat tjera të Brigadës 114. Bejtë Rexhepi, Hasan B. Hasani dhe Xhavit B. Hasani ishin të njohur për aksionet e suksesshme dhe të rëndësishme për luftën e lavdishme të UÇK-së.

Për heroizmin e dëshmuar, Hasani ishte radhitur në forcat speciale “Tigrat e Zi”, duke qenë gjithmonë krahu i djathtë i Bejtë Rexhepit.

Vargut të bijve dhe bijave më të shquara të kombit, të cilët ranë në fushën e nderit, duke dhënë jetën për çlirimin e Kosovës, në agun e lirisë së Kosovës ju shtuan edhe vëllezërit Hasani.

Lufta heroike e tyre, trimëria, krenaria dhe lavdia e tyre ishte frymëzim i fuqishëm i luftëtarëve të UÇK-së, që mbante lart moralin e luftës për të qëndruar deri në fitoren përfundimtare për lirinë e Kosovës!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit
I përjetshëm është kujtimi për veprën heroike të vëllezërve Hasan dhe Xhavit Hasani!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketat e para me…