Betohen në presidencë ministrat e rinj të qeverisë Rama

12 shtator 2023 | 11:48

Ministrat e rinj, Arbjan Mazniku, Albana Koçiu, Igli Hasani, Ogerta Manastirliu dhe Anila Denaj kanë dhënë të martën betimin para presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Një ditë më parë, dekretet e ministrave të ri rinj janë miratuar në Kuvend gjatë një seance të posaçme plenare.

Arbjan Mazniku i propozuar si ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor ka marrë 73 vota pro, 35 kundër dhe asnjë abstenim.

Albana Koçiu, e propozuar në pozicionin e ministres së Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale ka marrë 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër.

Igli Hasani, i propozuar nga Rama për pozicionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme ka siguruar në Kuvend 74 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim.

Ogerta Manastirliu, e propozuar në pozicionin e ministres së Arsimit dhe Sportit ka marrë 72 vota pro, 35 kundër dhe një abstenim.

Nga ana tjetër, Anila Denaj, e propozuar në pozicionin e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit ka siguruar 73 vota pro, 27 kundër dhe asnjë abstenim.

Kujtojmë se propozimi i ministrave të rinj është bërë disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubet nga Arabia Saudite kanë synuar edhe transferimin e Robert…