Bianca Censori shfaqet provokuese në një shëtitje familjare në Melbourne

04 nëntor 2025 | 13:42

Bianca Censori, bashkëshortja e reperit Kanye West, u shfaq me një veshje transparente dhe pa reçipeta gjatë një shëtitjeje të rrallë familjare me nënën Alexandra dhe motrën Angelina në Melbourne të hënën.

30-vjeçarja veshi një triko të ngushtë blu të tejdukshme, çorape të njëjta dhe këpucë me taka të argjendta, duke kombinuar pamjen me ngrohëse këmbësh, ndërsa vizitoi një dyqan lokal për ushqime të gatshme.

Angelina dhe Alexandra shfaqën një stil më klasik: motra me pantallona blu dhe xhaketë, ndërsa nëna e tyre me një xhaketë lëkure dhe fund të gjatë të zi, shkruan DailyMail.

Treshja u panë duke ndaluar për të blerë ushqim përpara se të vizitonin një mik.

Kjo shfaqje vjen pas rikthimit të Biancas në mediet sociale pas gjashtë muajsh, ku promovoi markën e saj të ardhshme Bianca, e cila do të lançohet më 11 dhjetor.

Postimet e saj të fundit treguan një stil provokues, me reçipeta, rripa dhe geta, të cilat ajo i fotografoi vetë përpara pasqyrës.

Burime pranë industrisë sugjerojnë se Kanye mbështet markën e Biancas dhe e sheh si një mënyrë për të konkurruar me ish-bashkëshorten Kim Kardashian.

Sipas tyre, lëvizjet e Biancas janë të qëllimshme dhe pjesë e një strategjie për të tërhequr vëmendjen.

Vizita në Australi shënon herën e dytë që Bianca takohet me familjen e saj gjatë marrëdhënies së saj trevjeçare me reperin.

Ajo mbajti unazën e martesës për këtë rast, edhe pse Kanye nuk ishte prezent.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e…