Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Nazionale Marciana në Venecia arrijnë marrëveshje bashkëpunimi

15 maj 2026 | 15:46

Në kuadër të projektit bilateral Kosovë – Shqipëri “Modalitete Kërkimore në Arkivat e Venecias”, u nënshkrua marrëveshja e parë e bashkëpunimit ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Nazionale Marciana në Venecia.

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, delegacioni nga Kosova mori pjesë në një trajnim intensiv me ekspertë të bibliotekave dhe arkivave të Marcianas, me fokus në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe avancimin e bashkëpunimit në fushën e bibliotekarisë dhe trashëgimisë kulturore.

Ky bashkëpunim hap rrugë për projekte të përbashkëta dhe promovimin e mëtejmë të trashëgimisë sonë kulturore në nivel ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër…