Bibliotekës së Vushtrrisë i dhurojnë libra Mehmet Prishtina dhe “Armagedoni”-i

16 qershor 2021 | 22:39

Biblioteka komunale e Vushtrrisë sot është pasuruar me qindra libra nga publicisti dhe altruisti Mehmet Prishtina, drejtori i shtëpisë botuese “Armagedoni”, Berat Dakaj dhe drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup, Skender Asani, të cilët me bashkëpunëtorë sot kanë vizituar personelin e kësaj biblioteke dhe janë takuar me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë komunë, me atë të arsimit dhe një pjesë të stafit të komunës dhe të bibliotekës.

Për bibliotekën e kësaj shkolle, Mehmet Prishtina, në bashkëpunim dhe participim 50/50 me shtëpinë botuese “Armagedoni”, i kanë dhuruar kësaj shkolle qindra libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj në vlerë prej 1 000.00 eurosh. Gjithashtu, një donacion me libra për këtë shkollë ka bërë edhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, “Faik Konica” dhe gazetari Arben Veselaj.

Drejtoresha e Kulturës, Arta Ismajli, i ka njoftuar të pranishmit për aktivitet që do të shënojë Drejtoria e Kulturës gjatë kësaj jave, me rastin e Ditës së Çlirimit të qytetit që është nesër (e enjte) dhe i ka falënderuar për dhurimin e librave për bibliotekën. Gjithashtu, ajo ka çmuar shumë kontributin shkencor, patriotik dhe atdhetar të Hasan Prishtinës.

Përpos librave, Mehmet Prishtina për bibliotekën e qytetit dhuroi edhe portretin e veprimtarit Hasan Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka…