Biden premton ta përmbysë vendimin e Trumpit për tërheqjen nga OBSh-ja

08 korrik 2020 | 14:57

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, ka thënë se do ta tërheq vendimin e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për tërheqje nga OBSh-ja, nëse fiton zgjedhjet në nëntor.

Në “Twitter”, ai ka shkruar se në ditën e tij të parë si president, ShBA-ja do t’i ribashkohet OBSh-së.

“Amerikanët janë më të sigurt kur Amerika është e angazhuar në forcim të shëndetësisë globale. Në ditën time të parë si president, unë do t’i ribashkohen OBSh-së dhe do të kthejë rolin tonë të lidershipit në skenën botërore”, ka shkruar Biden në “Twitter”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, Agjencia Kundër…